Pas informatave që kanë marrë nga terreni, zyrtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave kanë konstatuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme të shumta. Shefi i Qendrës operative në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Mahir Hasani ka deklaruar se gjendja në komunat ku ka pasur vërshime është e rëndë. Ai ka thënë se ende nuk mund të japë vlerësime të sakta të dëmeve të shkaktuara por se ato janë të konsiderueshme. Në përgjithësi Kosova duhet të ndërmerr masa parandaluese, pasi po shihet se ka probleme. Edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që në lumenj të mos hedhin mbeturina. Ne kemi vërejtur se në disa lumenj ka të hedhur edhe automjete të vjetra, ka porositur shefi i Qendrës operative në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Mahir Hasani. Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës njofton se gjatë tri ditëve në vijim prurjet e ujit dhe niveli nëpër shumicën e lumenjve të Kosovës do të karakterizohet me rritje graduale por pas tri ditëve do të filloi të ketë ulje.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …