Hans Fallada ( 1893- 1947) shkrimtari gjerman ndër më të njohurit të shekullit 20

Hans Fallada ( 1893- 1947) shkrimtari gjerman ndër më të njohurit të shekullit 20

Shkrimtari i njohur gjerman, Hans Fallada, lindi në vitin 1893 dhe vdiq në vitin 1947. U lind në një familje të pasur, por të rënë si pasojë e  krizës financiare, në fillim të shekullit XX. Në vitin 1899 familja u vendos në Berlin, pastaj në vitin 1909 në Leipzig. Që në fëmijëri kishte shprehur një qëndrim kundërshtues ndaj babait, meqë ai kërkonte që i biri të bëhej jurist, por Hansi nuk e donte atë profesion.

Në vitin 1911, në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare u regjistrua në gjimnazin, “Fürstliches në Saalfeld-Rudolstadt”, në Thuringia. Ishte viti kur ai u përpoq të bënte vetëvrasje. Sipas biografëve të tij ai më parë kishte bërë një duel me shokun e tij, Hanns Dietrich von Necker. Ishte plagosur rëndë, por i kishte mbijetuar plagës. Më vonë ishte internuar në një klinikë psikiatrike, në Jena. Në prag të mbarimit e  la shkollën e mesme dhe u largua nga familja. Në fillim punoi si  fermer dhe më vonë u bë edhe  gazetar. Në vitet  1917 deri 1919 në periudha të ndryshme  ka bërë përpjekje të shërohej nga alkooli. Për shkak të kundërvajtjeve të shumta disa herë u burgos dhe mbajti burg. Në 1924 kishte mbajtur tre muaj,  në vitin 1926 dy e gjysmë dhe në 1933, dy javë. Në vitin 1929 ai u martua me Anna Margarete Issel.

Kritika letrare gjermane dhe  huaj konsideron se ai ishte njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj gjermanë të shekullit XX. Veprat e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës, kryesisht kanë përmbajtje sociale. Disa nga tregimet dhe romanet e tij u botuan pas vdekjes.

Veprat e tij më të njohura janë: Romani, “Der Junge Goedeschal” Goedeschali i ri, i botuar në vitin 1920, “Antoni dhe Gerda” u botua në vitin 1923. Libri i tij,  “Bonzen und Bomben”, i botuar në Bauern, në vitin 1931  konsiderohet si libër shumë suksesshëm. Në këtë roman  autori evokon kujtimet nga  kryengritjet popullore në Neumünster, të cilat ishin zhvilluar gjatë krizës së viteve 1928-1929, në Gjermani.

Romani i tij më i njohur është: “E po çka tani, o njeri i varfër?” shkruar në vitin 1932. Në këtë roman shkrimtari Hans Fallada ka përshkruar profilin e mprehtë e antagonist të  shoqërisë gjermane ndërmjet dy  luftërave botërore. Kjo vepër shkrimtarit i garantoi  një reputacion jashtë kufijve të Gjermanisë. Romani tregon aventurat e një kontabilist të ri gjerman, Johannes Pinebergut, përfaqësues i borgjezisë, njeri  i ndershëm dhe punëtor, i cili është mbyllur në spirale të mjerimit për shkak të krizës së rëndë ekonomike, me të cilën përballet vendi i  tij në vitet njëzet të shekullit të kaluar. Përgjigja e vetme e mundshme për pyetjen nga “Çka bën tani ti, o njeri i varfër ?”,  duket të jetë krejt e  natyrshme për kontabilistin e pafat i cili përfundon në një shtëpi për të pastrehët.

Në vitin 1933, me arritjen në pushtet të Adolf Hitlerit, Fallada ndodhej në Carwitz, në Mecklenburg dhe del në pension. Për shkrimtarin e njohur gjerman pikërisht atëherë fillon një periudhë e pjellorisë letrare të tij.

Në vitin 1944 Fallada ndahet  nga gruaja dhe njoftohet me Ursula Leshi, me të cilën edhe u martua në vitin 1945. Në vitin 1944 ai filloi të shkruajë romanin: “Der Trinker”, i cili u botua vetëm në vitin 1950, një lloj autobiografi në të cilën ai përmbledh që në rininë e tij të punojë si një shkrimtar i droguar, alkoolik dhe përdorues i morfinës.

Në vitin 1945, Johannes R. Bekeri e ftoi për t’u bashkuar me të, në Berlinin Lindor për të punuar në gazetën “Täglichen Rundschau”. Ai do të vazhdonte karrierën e tij si shkrimtar dhe japin në shtyp në vitin 1946 veprat e tij të fundit: Der Alpdruck dhe Jeder für sich allein stirbt. “Gjithkush vdes  vetëm’, romani i fundit, një nga më të librat e bukur në lidhje me rezistencën gjermane kundër nazizmit.

Libri i  shkrimtari gjerman Hans Fallada, “Çdo njeri vdes vetëm” i shkruar në vitin 1946, është një best-seller prej kohës kur është shkruar e deri tani. Në këtë  roman, Fallada  ka përshkruar një histori të vërtetë për një çift të Berlinit i cili luftonte në mënyrë specifike kundër Hitlerit, duke paguar me jetën e tyre, një kryengritje, në mënyrën e tyre specifike.

Otto dhe Elise Hampel ishin intelektualë të mëdhenj, në vend, një çift i zakonshëm punëtorësh nga pjesët më të varfra të Berlinit. Ata jetonin, në Amsterdamer Strasse 10. Ata duke jetuar në jetën e tyre të thjeshtë, me asgjë nuk kishin rënë në sy pavarësisht ndryshimeve politike dhe erërave uftës, të cilat filluan në  mars të vitit 1939, me pushtimin  gjerman të Polonisë. Në vitin e ardhshëm në luftime, si një anëtar i ushtrisë gjermane, u vra Elieseini,  vëllai i tij. Pastaj çifti Hampel filloi të mendojnë në lidhje me shoqërinë ku ata jetojnë. Ajo që  shihnin  përreth nuk iu pëlqente, sepse ushte një  adhurimin pakufizuar i terrorit të policisë sekrete të Adolf Hitlerit, që kërkonte  nënshtrimin e plotë të të gjithë qytetarëve nga regjimi nazist gjerman.

Hampelët vendosin të rebelohen, në  mënyrën e tyre  vetme, duke pasur parasysh faktin se jetonin  në një mjedis me plotë nazistë,  në zemër të Rajhut të Tretë. Ata  fillojnë të shpërndajnë kartolina ku kërkojnë ta luftojnë Hitlerin. Më shumë si 200 prej atyre kartolinave ishin shpërndarë në  HAMPEL në dy vitet e ardhshme duke u vënë në një rrezik të madh personal. Rreth Berlinit kishin shpërndarë  mesazhe si: “Poshtë qeveria Hitlerit” dhe “Kundërshtojeni makinën gjermane të luftës”. Hampelët ishin në pozicion të vetmuar por jo të dëshpëruar, duke shpresuar se shembulli i tyre do të ndikojë dhe se  ata nuk janë vetëm, po përfundimisht mund të inkurajojnë njerëzit për veprime të ngjashme, por, fatkeqësisht, kishin gabuar. Shumica e kartolinave me thirrje për kryengritje menjëherë përfundonin në Polici sapo zbuloheshin.  Njerëzit as nuk guxonin të bënin gjë tjetër, pos të raportonin kartolina,  mesazhet e të cilëve dukej se ishin të frikshme për ta.

Romani: “Njeri i vogël, çfarë bën tani?” shkrimtarit gjerman i solli një famë botërore.

Roman u botua për herë të parë në Gjermani në vitin 1932 dhe sot ajo konsiderohet si vepër klasike moderne. Romani përshkruan  ditët e fundit të Republikës së Vajmarit (shtetit gjerman që nga viti 1919-1933), kushtet e jetesës së punëtorëve në atë periudhë, roli i sindikatave dhe institucioneve qeverisëse, pushimet nga puna, tregu i punës. Kompanitë shfaqen si një unazë në të cilën njerëzit e të njëjtës  klasë luftojnë kundër njëri-tjetrit dhe zbulojnë anën e tyre më të keqe.

Veprat më të njohura të Falladës janë:

Antoni dhe Gerda,

Secili  njeri vdes vetëm,

E po çka tani, o njeri i varfër!

Bonzeni dhe bomba.

Kush dikur hante nga kova prej kallaji.

Goedeschali i ri.

Zemra e Vjetër vazhdon të vdes në udhëtim.

Njeriu i vogël – Njeriu i madh.

Tregimi i zanatit të nëpunësit të qytetit.

Gustavi i Hekurt.

Njeriu i padisponueshëm.

Një burrë do të ngjitet.

Si nuk u bëra shkrimtar, vepra e vetme e  përkthyer në gjuhën shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …