Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të takohet javën e ardhshme me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, në Bruksel në përpjekje “për të zgjidhur problemet. Do të përpiqemi të zgjidhim problemet tona, edhe nëse nuk u besoj atyre… Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd, duke bërë të ditur se takimi me Thaçin do të mbahet më 23 mars. Bashkimi Evropian insiston që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet dhe kjo konsiderohet kushti kyç që dy shtetet duhet të plotësojnë, në mënyrë që t’i bashkohen bllokut. Më 14 mars, Vuçiq kishte thënë se shteti i tij është i gatshëm për kompromis për çështjet e pazgjidhura me Kosovën. “Për ne, pengesa më e vështirë në rrugën drejt Evropës është në të vërtetë situata mbi Kosovën dhe për këtë arsye, Serbia është e gatshme të flasë për kompromise të mundshme”, kishte deklaruar Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …