Spanja, nën kryesimin e kryetarit Mariano Rajoy, nuk do të marrë pjesë në asnjë samit evropian apo në ndonjë samit tjetër ku Kosova është pranishme me ndonjë shenjë të shtetësisë së saj dhe ku paraqitet si entitet në vete. Ky është qëndrimi i prerë dhe i pandryshueshëm i qeverisë spanjolle për t’iu shmangur pjesëmarrjes në takimin joformal mbi gjendjen në Ballkan i cili pritet të mbahet në Bullgari, vend i cili kryeson këtë gjashtëmujor Bashkimin Evropian, më 17 maj në Sofje, raporton “turkeytelegraph”. Ky qëndrim i shtetit spanjoll është i ndërlidhur me situatën e pazgjidhur me Katalonjën. Edhe zëdhënësi i Qeverisë spanjolle, Íñigo Méndez de Vigo, tha këtë javë pas mbledhjes së Qeverisë se Spanja nuk është aspak e interesuar që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se kryeministri i vendit, Rajoy, nuk do të marrë pjesë në takimet ku prezente është edhe Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …