leoni

Behxhet Pacolli

Pacolli: Tërheqje e njohjes nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, thotë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i ambasadorit të Kosovës te Presidenti i Gambisë, Adama Barrow, “ishte përgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daqiçit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur”, ka thënë Pacolli, të cilin e habit fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”. “E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura ‘tërheqje e njohjes’ nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …