Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga ka biseduar me kryetarët e komunave më të prekura nga reshjet për t’u njoftuar me gjendjen në terren dhe vështirësitë më të mëdha me të cilat po përballen banorët dhe masat që po ndërmerren nga organet kompetente për të ju dal atyre në ndihmë. Kryetarja, Atifete Jahjaga ka njoftuar se ajo ka biseduar me kryetaren e Gjakovës, atë të Klinës, Lypjanit, Malishevës, Therandës dhe Shtimes. Ajo ka biseduar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama nga i cili është siguruar për gatishmërinë dhe përgatitjet që po i bënë FSK-ja për të ndërhyrë në rast të rrezikut nga përmbytjet. Shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë qytetarët të solidarizohen me familjet e prekura dhe të ofrojnë gjithë përkrahjen në strehimin e të prekurve nga vërshimet, ka deklruar kryetarja, Atifete Jahjaga.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …