“Road-map-a” për në Evropë
Të dhënat e fundit statistikore të publikuara pas cenzusit në Shqipëri dhe në Kosovë ishin befasuese, numri i banorëve nuk rritet, përkundrazi zvoglohet, ndërsa shumë subjekte politike jasht parlamentit dhe disa deputetë brenda kërkojnë bashkimin. Për bashkim e ribashkim më së shumti flasin veprimtarët nga disapora, nuk di a flasin për bashkimin e vendeve ku jetojnë me tokat shqiptare, apo kërkojnë bashkimin e tokave shqiptare që rrudhen vazhdimisht, apo bashkimi të mbahet dikund në perëndim, ashtu siç preferojnë të deklarojnë disa, siç ishte bashkimi i FARK-ut dhe UCK-së që u bë në Osllo, në një mbledhje të përbashkët, as sot nuk e kam të qartë këtë bashkim dhe këtë tubim, lufta bëhej në Kosovë, e ata tuboheshin në Osllo. Pastaj shtypi flet se ideatorët e luftës së Kosovës kanë pasur selinë në hotelin “Rogner”, as sot nuk e di pse është zgjedhur ky hotel për t’u “projektuar” lufta nga këtu, si do t’u spjegohet fëmijëve dhe të rinjëve historia e luftës, se ideatorët e luftës strategjinë luftarake, blerjen e armëve etj., kanë ushtruar si mysafirë të hotelit.
Tiranën kam vizituar disa herë, herën e parë isha në tubimin e parë fitues të Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, isha dy tre metra larg dhe xhiroja me kamerë, ata përreth liderit të demokracisë, që bënin sigurimin e tij kujtonin se jam gazetarë i huaj, por unë së bashku me dy shokë të tjerë nga Zvicra kishim dërguar ndihma në Lezhë, dhe një veturë për aktivistët e PD-së, u takova edhe me përgjegjësit e PD-së të Lezhës, lajmi për takimin u dha në emsisionin e lajmeve pas dite dhe në mbrëmje, njëri ndër ta që e takova e mbaj mend ishte Gjergj Gjini, biolog…
Gjatë vizitës së parë pata krijuar përshtypje të cilat më parë nuk i bëja publike, jo se frikohesha nga dëmi që do i bëja vetes, se edhe ashtu përcilleshin lëvizjet e shqiptarëve nga ish-sigurimi jugosllav, por edhe nga dhimbsuria që kisha për bashëkombëtarët e mi, ishte edhe dicka që e shihja por nuk donja të besoja, gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e ujit, e artikujve ushqimorë, mungesa e aparateve shtëpiake, e shumë gjëra të tjeta elementare…, më ra edhe diçka në sy, papastërtia në objektet publike, kam parë toaletet në hotel Tiranë, të mbushur përplotë ndyetësirë, nuk e di a ishte kjo kohë kur vendi gumzhinte nga klithjet për demokraci, apo mos puna e punëtorëve të hotelit…
Edhe pse hetova shumë dështime zhvillimore, dhe një jetë e rëndë e qytetarëve, të cilët i ishin ekzpozuar luftës së klasave dhe devijimeve të mëdha socio-politike, liria dhe të drejtat e njerut ishin gjëra abstrakte… atë që shihja me sy nuk e besoja, nuk mundja të flas keq as për sistemin, as për Enver Hoxhën, çuditërisht shumë libra të tij që i hedhnin qytetarët unë i grumbullova dhe ua dhashë dy shoqëruesve nga Kërcova, që ato t’mi ruajnë në Zvicër; unë veçse bëja plane si me hy në Kosovë, nëse do të hyja në mënyrë të rregulltë në kufi, do të rrezikohesha, do t’u nënshtrohesha pyetjeve të rënda…, kisha vendosur që kufirin ta kaloja këmbë ilegalisht, ashtu edhe bëra…
Harrova të shpjegojë se kisha realizuar disa takime të rastësishme, shumë domethënëse, që pak a shumë më bënë mua më mendje hapur. Një ditë apo dy ditë para zgjedhjeve të para kur fitoi demokracia, dhe para fjalimit të Sali Berishës që ua adresonte qytetarëve, në një tubim të madh publik, të parin pas fitores së demokratëve shqiptarë, isha takuar me Agron Çobanin, ish drejtorin e RTSH, me të cilin isha njohur në Zurich, përmes Kadri Batushës, ish i burgosur politik, kryetar i nëndegës më të madhe të LDK-së dega në Zvicër, e cila kishte buxhetin më të madh për atë kohë, përmbi 1 milion SFR, të cilat së bashku me mjetet tjera të tubuara të po kësaj dege u derdhën në konton e Qeverisë së Kosovës, e cila kishte hapur konton në bankën kantonale të Aargaut, në Aarau.
Se sa ishte i gabueshëm ky transakcion milionësh, LDK, dega në Zvicër dhe Qeveri u kuptua më vonë, edhe pse që në fillim u dërguan sinjale paknaqësie nga kryesia e LDK-së dhe kryetari i saj Dr. Ibrahim Rugova, kjo sidomos u qartësua më vonë meqë dega e Zvicrës kishte bërë një plan afarist, biznes plan, që dega të vetfinancohej nga aviobiznesi, ishte rënë dakort edhe me aviokompaninë TEA, i përkrahur edhe nga Anton Kolaj, i cili ishte përgjegjës për organizimin e degëve në perëndim, projekti ishte propozuar nga disa biznesmenë shqiptarë, anëtarë të LDK-së, të cilët jetonin në Ollten, qytet i banuar me shumë shqiptarë nga rrethi i Vushtrrisë dhe i Llapit, të cilët edhe patën ndihmuar themelimin e redaksisë në pernëdim “Rilindja” me qendër në Zofingen ,Zofingen, kryeredaktor i parë i së cilës ishte Xhemajl Mustafa, i cili ka qenë edhe bashkëthemelues i gazetës “Demokracia”, ai pas këthimit në Kosovë u emërua si këshilltar i kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova, mbi të pas lufte u bë atentat politik, dhe vrasësit nuk janë gjetur deri më sot. Ideja për formimin e redaksisë në perëndim u ideua nga kryerdeaktori i atëhershëm i gazetës “Bujku” Xhemajl Rexhepi dhe Mehmet Emërllahu, dhe iu propozua Bujar Bukoshit, duke u kërkua finasimi në vlerë 100.000 SFR, dhe u aprovua nga i njëjti.
Projekti u realizua, meqenëse Serbia kishte mbyllur gazetën “Rilindja”, duke e publikuar edhe në gazetën zyrtare, vendimi është ekzekutuar pas masave ndëshkimore serbe të mbylljes së RTP-së, pas 2 Korrikut, kur u lexua Deklarata Kushtetuese e “2 Korrikut”, të cilën e kishte ndihmuar edhe avokatja e verbër amerikane Eva Brendley, Zofingen, kryeredaktor i parë i së cilës ishte Xhemajl Mustafa, i cili ka qenë edhe bashkëthemelues i gazetës “Demokracia”. mjetet ishin derdhur me qëllimin më të mirë, përvecse dega si finacuese kishte deleguar edhe përgjegjësitë. Më vonë ky lëshim u kritikua edhe nga kryesia e LDK-së dhe vet ai ato ditë ishte mjaft i vizituar.
Po atë ditë, por edhe në ditët tjera…, më së shumti flitej për zgjedhjet dhe demokracinë që kishte filluar të dukej në horizont… Nuk di si më rastisi të takohem me njërin ndër liderët e Ballit në Amerikë, z. Luan Gashin, me te ishte edhe Sabri Godo, autori i romanit historik “Skënderbeu”, dhe njëherit themeluesi i Partisë Republikane… Luanin nuk e kisha parë asnjëherë më parë, edhe pse dinja shumë gjëra për te, për babain e tij Ahmet Gashin, atij iu prezentova dhe i tregova si dija shumë gjëra për te, i tregova se gjyshi im nga ana e nënës ka qenë Bajram Ajvazi, një pasanik llapjan, i cili kishte disa shtëpi dhe tokë në pronësi, vendi ku është ndërtuar RTK-ja ishte në pronësinë e tij, por më vonë komunizmi ia nacionalizoj të gjitha, ai përvecse ishte i njohur për kontributin e tij dhe për bëmirësit, ishte edhe dashamir i arsimit, zhvillonte fushatë të regjistrimit të femrave në shkolla, në kohën kur ishte feregjeja veshje dominante në Kosovë.
Thënë të drejtën unë dija edhe një sekret që të tjerët nuk e dinin, Vajza e Sheh Mehmetit, një njeri i shkolluar dhe shumë përparimtar, administrator i teqes të sektit “Kaderi”, Fatimja kishte rënë në dashuri me Luanin, ajo deri në vdekje i mbet besnike asaj dashurie, asnjëherë nuk u martua. I tregova se edhe për burrin tezes, profesorin e frengjishtes Hasan Bilallin, i lindur në Prishtinë, por që jetonte në Shkup, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes së NDSH-së, ia rikujtova edhe dajën, djalin e axhës së nënës, Ramadan Ajvazin kryetarin e parë të degës së NDSH-së, në Prishtine (sa për sqarim Ramadani ishte miku i Hetem Ramadanit, të gruas së parë, Hazbijes, e cila ishte gjykatëse në Prishtinë, me të cilën ka katër vajza, dhe jetojnë në Britanin e Madhe. Emri i kompanisë është “Salbatring international” dhe është krijuar, së bashku me Hazbijen, më 1990, në Lubjanë të Sllovenisë, ndërsa emri është bashkimi i kombinimeve të emrave të vajzave të tij, Saranda, Albana dhe Tringa. Më vonë ai kaloi në marrëdhënie me sopranon e njohur Inva Mulën, me të cilën ka një vajzë. Mësohet se biznesmeni e sopranoja e njohur kalojnë kohën bashkë. Hetem Ramadani ka qenë prezent dhe në edicionin “Dua më shumë Shqipërinë”, si një prej shqiptarëve më të famshëm në botë, ai me këtë rast është treguar shumë gjenerozë, duke ua dhuruar dhjetë artistëve shqiptarë, 100 mijë euro . “Salbatring International”, quhet kompania e drejtuar nga Ramadani, që është edhe president i saj, kompani e cila duket se ka qenë shumë fitimprurëse.
Pastaj kuptova se veturat të cilët eksportoheshin përmes trajekteve, Bari e Brindizi për në Durrës ishin përplotë, ishin përplotë edhe rrugët tokësore të kufizuara me Greqinë… Shqipëria ishte destinacioni i fundit ku dërgoheshin veturat “hekurishte” nga Evropa, të tipeve të ndryshme, por edhe të vjetra, shumica e tregëtarëve ishin nga vendet në kufi me tokat shqiptare, ata shquheshin për “patriotizëm” e tyre dhe ishin për bashkim, disa filluan të blejnë edhe shtëpi private, edhepse në atë kohë nuk kishte ndonjë ligj që ndalonte shit-blerjen, nuk ishte i saktësuar as ligji i nacionalizimit të tokave, nuk ishte i definuar saktë ligjërisht statusi i avoketërve, as inetreferimet ligjore të pronësisë, pastaj palani hapësinorë, zhvillimor, e shumë cështje të rëndësihme për qytetarët. Them me plotë të drejtë se sistemi ka koekzistuar pa ndihma dhe kredi nga jasht, mu për këtë fakt, se nuk ishte investuar asgjë në infrastukturën komunale, nuk kishte ndryshuar gjë në sistemin e sigurimit të ujit të pijshëm, atë të kanalizimit… që nga koha e Mbretit Zog, dhe pushtuesit fashist italian, përveq godinave të bukura arkitektonike përrëth sheshit “Skënderbeu”, në Tiranë, nuk mund të shihje dicka të vlefshme, edhe godinat e “bllokmenëve” nuk ndryshonin gjë prej atyre të qytetarëve të zakonshëm…
Tash kam vërejtur një gjë, që përpara e kuptoja por nuk e vëreja dot, është pra zënja me fjalë, kaos i vërtetë; secili flet kërrkush kërkend as nuk e dëgjon e as që mundet ta dëgjojë. Pastaj filluan të ndahen në grupe të vogla; viron o jabanxhi të shpëtosh secili grup përshpëritë diçka për veti, pastaj edhe grupet u bënë pike e pesë dhe njerëzit u kapën dorë për dore, të gjithë në rresht, dy nga dy, njëri flet tjetri vërteton, e tërheq njëri tjetrin për mënge dhe vënë dorën në gojë. Prap bashkohen të gjithë dhe prap flasin të gjithë. Dhe kështu nuk bëhet asgjë. Të gjithë flasin dhe kërrkush kërkend nuk e dëgjon. Ta zgjedhim prisin. Paj cilin ndërmjet nesh kishim mujtë ta zgjedhim. Ne njihemi mirë ndërmjet veti dhe unë i pari nuk kisha guxuar asnërit t’i besojë…Kjo na shtynë që ta braktisim vendin dhe ta marrim botën në sy për të kërkuar vend më të mirë… Dhe mu tash më ra në mend një ide e shkëlqyeshme, le të na qojnë miqtë një jabanxhi të menqëm dhe të vlershëm, të na prin dhe të na shpëton prej mjerimit. Dhe ne do t’i bënim lutje në emër të popullit të bëhet pris i yni dhe të gjithë do të bënim pas tij… Ai sigurisht e din “road-map-ën” për në Evropë, sepse do të ketë lindur në një vend më fatbardhë e më të mirë… Ne kemi për t’i respektuar dekretet tua dhe do ta pyetnim “ashiqare” a dëshiron o jabanxhi t’i shpëton këta njerëz nga mjerimi…Ai mrrolshëm do të mendohet dhe do të përgjigjet: pranoj!