Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se ftesa e veteranëve për takim është refuzuar nga krerët qeveritarë që disa muaj. Duke e kritikuar ekzekutivin për shpërdorim të fondeve të veteranëve dhe për mospagesë të pensioneve, Klinaku ka paralajmëruar se, nëse ky takim nuk realizohet edhe javën e ardhshme, atëherë veteranët do të detyrohen t’i radikalizojnë veprimet e tyre. “Kërkesën tonë për takim me krerët e Qeverisë e kemi bërë shumë më herët. Ministrit Abrashi kërkesën për takim ia kemi dërguar para një muaj, ndërsa kryeministrit Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Thaçi kërkesat për takim ua kemi dërguar para disa muajve. Ne kemi dashur që në këto takime të bisedojmë për aktet nënligjore që duhet t’i nxjerrë ministri”, ka thënë Klinaku për gazetën “Epoka e Re”. Ai këtë mungesë të vullnetit të ekzekutivit për t’u takuar me përfaqësuesit e veteranëve ai e ka vlerësuar si fyerje. “Nuk janë takuar me neve që disa muaj dhe për këtë fyerje kemi lëshuar një komunikatë për opinion. Nëse nuk na takojnë brenda javës së ardhshme, atëherë ne do të marrim masa të tjera, qoftë protesta apo demonstrata, sepse me të vërtetë e kanë tepruar”, është shprehur Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …