Vëllezërit nga gjaku edhe mund ta harrojnë njëri tjetrin, por kumbarët e pobratimët shqiptaro-serbë nuk e harrojnë gjakun e përzier dhe bashkim-vëllazërimin dikurshëm. Ashtu sikur edhe është pritur, shtypi dhe mediet në Serbi kanë mbështetur dhe lavdëruar grupin e artistëve kosovarë, “Stupcat” të cilët satirizojnë dhe diskreditojnë luftën e UÇK-së. Edhe B92 ka botuar një shkrim vlerësues për guximin e artistëve nga Kosova të cilën stigmatizojnë UÇK-në ‘terroriste”. Duhet të ndihen shumë mirë “artistët” gojështhurur e përbuzës të kombit, që lavdërohen nga Beogradi, ashtu si dukur, kur regjimi kriminal i Beogradit i lavdëronte shqiptarët dhe artistët e ndershëm nga Kosova. Filmi i “Stupcave” shumë shpejt do të promovohet në Beograd, aty ku po përkthehen dhe po përurohen edhe veprat e Veton Surroit, që objekt trajtimin kanë UÇK-në “terroriste”. Gazetat në Serbi lavdërojnë edhe reagimin e kryekuvendarit, Veseli i cili sipas tyre ka bërë thirrje që të ndërpritet sulmi dhe linçimi i artistëve, por jo edhe sulmi dhe linçimi i UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë
Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …