leoni

Hoti: Vendimi për vizat është komplet vendim i bashkësisë evropiane, ne duhet të presim e të mos ngutemi

Avdullah Hoti e konfirmon se deputetët e LDK-së janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes se demarkacionit

Shefi i GP-së të LDK-së Avdullah Hoti me anë të një shkrimi në rrjetin social ka bërë të ditur së 27 deputetët e LDK-së do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por ai ka thënë së problemi qëndron tek koalicioni qeverisës i cili duhet t’i siguroj 62 vota.

“27 votat e deputeteve te LDK-së janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes se demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. “Keqinterpretimi” i qëllimshëm që disa medie po i bëjnë postimit të deputetit Ramiz Kelmendi është përpjekje e kotë për zhvendosjen e vëmendjes nga pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar të gjitha votat e shumicës se brishtë parlamentare. Koalicionit qeverisës i takon t’i siguroj 62 vota. Nuk mund te arsyetohen me refuzimin e deputeteve serbe, për shkak se me votat e tyre e mbajnë ne këmbë qeverinë e brishtë”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …