Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot në orën 16:00, një seancë ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë miratimi i demarkacionit me Malin e Zi – Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Partitë politike kanë deklaruar ditëve të fundit se Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e nënshkruar në vitin 2015 mes dy kryeministrave dhe e cila ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës disa herë, tashmë i ka gjasat shumë të mëdha për t’u miratuar, meqë konsiderohet se do të arrihet numri prej 80 deputetëve sa janë të nevojshëm për miratimin e këtij Projektligji.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …