Pelegrinët serbë sërish
po e provokojnë popullatën e Gjakovës me vizitën e tyre në Kishën Ortodokse të
qytetit. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në mëngjesin e sotëm në Gjakovë, për
të kundërshtuar ardhjen e serbëve që kanë kryer krime lufte në këtë qytet. Policia
e Kosovës ka angazhuar njësitë speciale për të siguruar pelegrinët provokatorë
serbë. Burime nga terreni njoftojnë se si pasojë e ndërhyrjes së Policisë, është
arrestuar njëri nga protestuesit paqësorë. Policia ka arritur t’i largojë
protestuesit nga hyrja e Kishës, duke i zhvendosur në një vend tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …