Flamuri kombëtar i shqiptarëve, i cili ishte vendosur në një pllakë të metaltë, në urën e Tërgajes, mbi Lumin Cem, në Tuz të Malit të Zi është përdhosur nga persona të deri tani të paidentifikuar. Ky veprim vandalist kundër flamurit kombëtar me të drejtë po konsiderohet si provokim kundër të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët po ndjekin rrugën paqësore drejt integrimeve, bën të ditur portali Malesia.me. Shqiptarët në Mal të Zi vazhdojnë të jenë të diskriminuar në shumë segmente të jetës shoqërore, ekonomike e politike edhe pse ata kanë ndihmuar forcat progresive në Mal të Zi duke votuar partitë politike të cilat kanë synim radhitjen e vendit në BE dhe në NATO, veprime këto që po kundërshtohen nga Beogradi e Moska dhe nga forcat çetnike pro-serbe të këtij shteti.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …