Dy partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe
LDK, janë të bindura se marrëveshja për bashkëqeverisje do të jetësohet në tërësi,
që nënkupton edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit si kryetar i Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesit e koalicionit shprehen të sigurt për zgjedhjen e Thaçit në këtë post, duke u bazuar në marrëveshjen e arritur
mes dy partive. Ndërkohë, disa deputetë të LDK-së ende këmbëngulin në qëndrimin
e tyre se nuk do të votojnë për kreun e PDK-së, për një mandat pesëvjeçar në
krye të shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …