Vazhdohet masa e arrestit shtëpiak për deputetët e opozitës

Deputetëve të opozitës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu,
Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, sot iu është vazhduar masa e arrestit
shtëpiak. Në paraqitjen para Gjykatës, deputeti Albin Kurti tha se nuk mbrohet
e as nuk hesht sepse konsideron se po gjykohet nga një trup gjykues  jo i duhur. Edhe deputetët e tjerë, Albulena
Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi refuzuan të përgjigjen në pyetjet
e prokurorisë dhe trupit gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …