Ministri, Rrustem Berisha priti në takim drejtorin e Qendrës Marshall, Keith Dayton

Ministri, Rrustem Berisha priti në takim drejtorin e Qendrës Marshall, Keith Dayton

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në një takim drejtorin e Qendrës  Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, z. Keith W. Dayton. Ministri Berisha, me këtë rast, ka falënderuar drejtorin e Qendrës Marshall z Dayton për vizitën dhe  mbështetjen që i ka dhënë kjo qendër FSK-së për një kohë të gjatë,  duke i trajnuar dhe përgatitur një numër të madh të pjesëtarëve të saj në Qendrën Marshall në Garmish të Gjermanisë. Gjatë takimit, ministri Berisha dhe drejtori Dayton, biseduan  për vazhdimin e bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Qendrës Marshall.

Ministri Berisha po ashtu e njoftoi  z.  Dayton  edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, në veçanti ai foli për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal; bashkëpunimin me NATO-n; Gardën Kombëtare të Ajovës; NALT-in, (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për MFSK/FSK-në); memorandumet e bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s; plotësimin e kapaciteteve operacionale; integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në FSK, në veçanti të komunitetit serb; përqindjen e përfaqësimit të gjinisë femërore dhe gradimin e femrës së parë në gradën gjeneral, si dhe për zhvillimet rreth procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duke vlerësuar padyshim kontributin e ekspertëve amerikanë në këtë drejtim.

Nga ana e tij, drejtori i Qendrës Marshall, Keith Dayton, duke falënderuar ministrin Berisha për pritjen, shprehu edhe kënaqësinë e tij për arritjet e FSK-së. Ai njëherazi lavdëroi edhe pjesëtarët e FSK-së për sukseset e treguara gjatë shkollimit të tyre në Qendrën Marshall. Gjithashtu, drejtori i Qendrës Marshall u zotua dhe premtoi se mbështetja për mekanizmat e sigurisë do të vazhdojë, dhe se bashkëpunimi me FSK-në do të thellohet edhe më tepër.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …