Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar rreth debatit që po zhvillohet në Kuvend për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se për ata që nuk janë në dijeni apo kanë harruar, Daut Haradinaj, në furtunat më të mëdha ka mbrojtur kufirin pëllëmbë për pëllëmbë.

“Për ata që nuk janë në dijeni apo kanë harruar, Dauti, në furtunat më të mëdha ka mbrojtur kufirin pëllëmbë për pëllëmbë. Kurrizi i tij ka qenë arterie e furnizimit për liri. Ai dhe e gjithë familja kufijtë i kanë vendosur me gjak. Me këmbë kanë nëpërkëmbur kufijtë që na kanë ndarë. Debati politik asnjëherë nuk duhet t’i kalojë suazat e idealeve të përbashkëta. Ato janë frymëzim dhe frymim për lirinë. Vetëm duke u mbajtur në shpatullat e njëri tjetrit, liria mbetet sinonim i së ardhmes.. ashtu sikur dikur Luani u bë mburojë për shokët e për idealin! Andaj, ai që njeh barrën e lirisë, din më së miri ta vlerësojë paqen!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …