Kuvendin e Kosovës e presin sfida të mëdha

Kthimi i normalitetit në kuvend, zgjedhja e presidentit, çështjet legjislative të Gjykatës Speciale, themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, janë vetëm disa nga sfidat me të cilat  do të ballafaqohet Kuvendi i Kosovës në fillim të sesionit të punës të vitit 2016. Duke i pasur parasysh të gjithë këto, analistët kanë kërkuar që përfaqësuesit e partive parlamentare në fillim të këtij sesioni të dialogojnë ndërmjet vete në mënyrë që në Kuvend të kthehet debati. Sesioni pranveror do të jetë sfidues për Kuvendin e Kosovës, vlerësojnë ata.


 


 


8. 1. 2016    8.00


 


Kryeministri Mustafa, ka bërë me dije se është duke e përcjellë me shqetësim dhe vëmendje të posaçme situatën e krijuar pas përmbytjeve, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditës, në disa pjesë të vendit. Kryeministri Mustafa, me këtë rast, ka kontaktuar dikasteret kompetente, në veçanti ministrat e FSK-së dhe të Punëve të Brendshme, si dhe ka mobilizuar Qendrën e Situatave në kuadër të ZKM-së, dhe institucionet tjera përkatëse. Ai ka kërkuar nga bartësit e këtyre mekanizmave, që në koordinim me autoritetet lokale në komunat e prekura, të ndërmarrin të gjitha masat dhe të mobilizohen të gjitha kapacitetet për të tejkaluar këtë situatë si dhe për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, në të gjitha rajonet e vendit, të cilat janë të rrezikuara nga përmbytjet apo pasojat tjera eventuale të reshjeve atmosferike.


Mustafa ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i drejtohen organeve lokale dhe qendrore për çdo nevojë që mund të kenë, në mënyrë që fillimisht të tejkalohet situata aktuale dhe më pas të ndërmerren masa për sanimin e dëmeve që mund të shkaktohen.  Ai po ashtu ka ftuar qytetarët e vendit që të jenë të bashkuar në këtë situatë të krijuar nga forcat e natyrës, dhe që së bashku, me përkushtim dhe solidaritet, të tejkalohen sfidat me të cilat mund të ballafaqohemi.


 


 


Lumi Drin ka arritur kuotat e tij maksimale dhe rrezikon të dalë nga shtrati, ndërkohë që nënstacioni elektrik i qytetit rrezikon të përmbytet. Reshjet e shiut vijojnë të bien me intensitet të lartë, ndërkohë që ka prani të lartë të ujit në banesa.Në fshatin Pllane janë evakuuar 13 familje.


“Prej mëngjesit të sotëm pranë nënstacionit elektrik ndodhen forcat zjarrëfikëse me 3 pompa që po bëjnë largimin e ujit, pasi stacioni ndodhet në rrezik përmbytje. Edhe niveli i lumit Drin ndodhet në pikë kritike. Të gjitha autoritetet janë në terren për të monitoruar situatën. Ndërkohë në fshatin plane janë evakuar 13 familje të cilat janë akomoduar pranë familjarëve të tyre, pasi banesat e tyre ndodhen në ujë. Nuk mund të flasim për përmirësim të situatës në njësinë administrative të Zejmenit, apo njësi të tjera pasi reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës.Situata brenda në qytetin e Lezhës ka përmirësime, uji është tërhequr nga lagjet falë ndërhyrjes së ndërmarrjes së shërbimeve pranë bashkisë që kanë bërë të mundur zhbllokimin e pusetave” informoi korrespondeti ynë në Lezhë, Elvis Hila.


 


Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar kundër deklaratës së Hashim Thçit i cili pretendon të emërohet kryetar i Kosovës. Në reagimin e Ymerit thuhet: Zëvendëskryeministri, që mezi pret të bëhet kryetar, ka shkruar një hartim, ku si zakonisht kërcënon opozitën, se gjoja po vepron për pushtet dhe  harron që vet ai është emëruar  për kryetar  në të njëjtën mënyrë si personazhet e “Big Brotherit”, pasi nënshkroi një marrëveshje të turpit të ndarjes së pushtetit me aleatët e tij, Isa Mustafën dhe Listën Srpska, me të cilët krijoi qeverinë e Rashkës. Për pushtetin e Presidentit, pra për post e për pozitë, ai themeloi një qeveri në Kosovë që ka punuar vetëm për Serbinë, e kundër Kosovës si republikë e qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e Ymerit, të shpërndarë me postë elektronike nga Lëvizja Vetëvendosje. “Si frikacak i pandershëm, Hashim Thaçi nuk guxon të flasë për dështimet e qeverisë dhe të ministrisë së tij. Si mashtrues i kahmotshëm, ai edhe sot dredhon prej përgjegjësisë së vet dhe flet për protestat e opozitës, që sipas tij do të jenë të dhunshme. Në qeveri janë kallëzuar të paaftë dhe kriminalë. Opozita, e bashkuar me qytetarët, ka për të fituar”, përfundon reagimi i Ymerit


 


Avokati i mirënjohur, Tomë Gashi, ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e opozitës me 9 janar. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale do të bëhet pjesë e  politikës.


Avokati i njohur për mbrojtjen e eprorëve dhe lutëtarëve të UÇK-së iu ka bërë thirrje edhe të tjerëve që të marrin pjesë në protestën e 9 janarit, për të cilën shpreson të jetë e qetë dhe e padhunshme Avokati po ashtu thotë se ka vendosur t’i hyjë politikës, por këtë do ta bëjë pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale.


Gashi pranoi se ka simpati për ish-kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që sipas tij, ai asht i vetmi që mund t’i çojë proceset përpara.


 


9 janari do të jetë dita kur pushteti duhet të shkojë bashkë me marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin”, thotë shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Qeveria e ka humbur mundësinë e saj për ta nxjerrë keq opozitën, pasi edhe po pretendon se ne po duam pushtet, në momentin kur nuk anuloi marrëveshjet. Konjufca ka mohuar se qëllimi i tyre është të marrin me dhunë institucionet.


“Qëllimi nuk është t’i marrim institucionet me dhunë, por me trysninë që e bëjmë të sjellim zgjedhje të reja. Vetëm me proces demokratik mund të merret pushteti e që janë zgjedhjet. Qeveria mund të rrezohet me dhunë, por jo edhe ardhja në pushtet.” Nuk ka personale mes opozitës e Isa Mustafës, përveç faktit se ai e shndërroi në ferr Kosovën.  Fillimi i rënies se kësaj qeverie ishte momenti i marrëveshjes së Rashkës.


I bindur se ka qenë opozita që ka ndikuar edhe te gjyqtarët e Kushtetueses, për të marrë vendim të drejtë për Asociacionin, Konjufca ka paralajmëruar se bllokadë të tillë do të ketë edhe në seancat e ardhshme parlamentare.


 


Vëllezërit nga gjaku edhe mund ta harrojnë njëri tjetrin, por kumbarët e pobratimët shqiptaro-serbë nuk e harrojnë gjakun e përzier dhe bashkim-vëllazërimit të dikurshëm. Ashtu sikur edhe është pritur shtypi dhe mediet  në Serbi kanë mbështetur dhe  lavdëruar grupin e artistëve kosovarë, “Stupcat” të cilët satirizojnë dhe diskreditojnë luftën e UÇK-së. Edhe B92 ka botuar një shkrim vlerësues për guximin e artistëve nga Kosova të cilën stigmatizojnë UÇK-në ‘terroriste”.  Duhet të ndihen shumë mirë “artistët” gojështhurur e përbuzës të kombit,  që lavdërohen nga Beogradi, ashtu si dukur, kur regjimi kriminal i Beogradit i lavdëronte  shqiptarët dhe artistët e ndershëm. Filmi i “Stupcave” shumë shpejt do të promovohet në Beograd, aty ku po përkthehen dhe po përurohen edhe veprat e Veton Surroit, që objekt trajtimin kanë UÇK-në “terroriste”.   Gazetat në Serbi lavdërojnë edhe reagimin e kryekuvendarit, Veseli i cili sipas tyre ka bërë thirrje që të ndërpritet sulmi dhe linçimi i artistëve, por jo edhe sulmi dhe linçimi i UÇK-së.


 


Pjesëtari i ilegales, veprimtari dhe i burgosuri  poltik nga viti 1988, Arben Krasniqi – që ishte bashkëpunëtor i Afrim Zhitisë, Fadil Vatës, Fahri Fazliut e Bahri Fazliut – i del në mbrojtje Fatmir Humollit, përkitazi me debatin  në një emision televiziv. “Për fat të keq nuk ja ka vlejt të merret Fatmir Humolli aq gjatë me një njeri siq eshte Shkelzen Gashi nje idiot qe paraqitet patriot dhe spiun i pa pame qe shkonte dy here ne muaj viziton dhe nderon varrin e kryekriminelit Tito, ka shkruar mes tjerash veprimtari Krasniqi.


 


Milionat e eurove që jepen nga Qeveria e Kosovës për pjesën veriore të vendit nuk po ndryshojnë aspak gjendjen atje: këto komuna vazhdojnë me qasjen e tyre sfiduese ndaj autoritetit të institucioneve qendrore. Pavarësisht se Qeveria gjatë vitit të kaluar ka ndarë një milion euro për institucionet shëndetësore në veri, ato prapë nuk janë integruar në sistemin shëndetësor të Kosovës. Në marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në këtë pjesë, komunat e udhëhequra nga serbët kanë pranuar investimin, por nuk i janë nënshtruar fare Ligjit për shëndetësi.


 

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj thotë së Qeveria Kurti është më të dobëta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës

Pal Lekaj: Edhe pushtetin edhe opozitën i ka kapur paniku nga aktivitetet e shumta dhe të pandalshme të AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Pal Lekaj, ka deklaruar se si pushteti …