leoni

Reçica: Mund të ketë probleme e vonesa, por asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes

Ministri i PMS, Skender Reçica merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me ftesë të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë, “E ardhmja e punës”, që mbahet në Sofje të Bullgarisë. Konferenca mbahet më 21 dhe 22 mars, duke bërë bashkë përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, partnerë social, organizata të shoqërisë civile dhe politikanë nga Bashkimi Evropian, Zona Ekonomike Evropiane dhe Ballkani Perëndimor. Gjatë konferencës dy ditore, do të diskutohet rreth çështjeve kyçe që lidhen me të ardhmen e punës si: sfidat demografike, aftësitë dhe njohuritë profesionale që pritet të jenë të nevojshme në dekadat e ardhshme, ndikimi i digjitalizimit në tregun e punës, kushtet e drejta të punës dhe mbrojtja adekuate sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …