Në Komunën e Deçanit u mbajt takim informues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programit IPA BNK Mali i Zi – Kosovë

Në Komunën e Deçanit u mbajt takim informues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programit IPA BNK Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, të përfaqësuar nga Sanja Todorovic, Drejtuese e Sekretariatit të përbashkët teknik me bashkëpunëtore dhe mbikëqyrësen e këtij programi nga Bashkimi Evropian Donada von Sigsfeld, të cilët mbajtën takim të përbashkët me Drejtorin e Urbanizmit Ramë Melaj, Drejtorin e Inspeksionit Halil Tolaj, Drejtorin e Arsimit Qazim Maloku, Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Syzan Mustafaj, Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik Fitore Shala ku para tyre shpalosen Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi- Kosovë 2014-2020, i cili program përfshin mbështetje në projekte në fushat: Inkurajimi i punësimit, mobiliteti i punës dhe përfshirja sociale dhe kulturore në të dy anët e kufirit, mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe reduktimi, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut, promovimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Gjatë takimit drejtorët parashtruan edhe pyetje të ndryshme dhe kërkuan mbështetje nga ky program në ngritjen e kapaciteteve njerëzore më hartimin dhe zbatimin e projekteve, përmirësimin e infrastrukturës në zonat malore të komunës, pastaj bashkëpunimin ndërkufitar me komuna tjera të Malit të Zi për shkëmbim të përvojave dhe për mbështetje për ngritjen e kapaciteteve turistike në komunën e Deçanit. Vlen të theksohet  së në këtë program kanë mundësi të aplikojnë me projekte Komunat Deçan, Junik, Gjakovë, Istog, Pejë, Klinë, dhe zbatohet nga Ministria e Punëve Evropian të Malit të Zi në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, po ashtu mundësin për aplikim e kanë edhe organizatat e shoqërisë civile, agjencitë e zhvillimit, asociacioni i Komunave, organizata që mbështesin bizneset lokale, organizata dhe trupa për mbrojtjen e mjedisit, institucione që ofrojnë trajnime profesionale dhe teknike, shkollat, fakultet dhe faktorët ekonomikë si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …