Me qëllim për të votuar papengueshëm demarkacionin e kufitar të Kosovës me Malin e Zi, pjesëtarët e Sigurimit të Kuvendit janë urdhëruar të largojnë nga Salla edhe pjesën e mbetur të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët e Vetëvendosjes, në mesin e të cilëve edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, janë larguar nga salla pa përdorim të dhunës. Deputetët të cilët gjuajtën katër herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke pamundësuar mbajtjen e seancës për Demarkacionin, u nxorën jashtë nga Policia e Kosovës, ndërsa janë arrestuar: Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku dhe Salih Zyba. Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë arrestuar edhe deputetët: Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …