Pas një dite me përplasje madje edhe me arrestimin nga ana e Policisë së shtatë deputetëve të Vetëvendosjes, pasi nga salla u nxorën me dhunë deputetët e krahut të Albin Kurtit, Kuvendi i Kosovës ka votuar për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Për demarkacionin kanë votuar 80 deputetë, 11 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa një ka abstenuar.. Seanca e cila ka filluar në orën 11:00 është ndërprerë katër herë pasi që deputetët e Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës. Çështja e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, në tri vitet e fundit ka qenë arenë e përplasjeve në Kuvendin e Kosovës, meqë me një marrëveshje paraprake mes autoriteteve të Kosovës dhe Malit të Zi, në shënjimin e vijës kufitare me këtë shtet sllav, Kosova ka humbur 8200 hektarë tokë e pyje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …