Marrëveshjet e nënshkruara me
Serbinë, si ajo për Zajednicën dhe Demarkacionin me Malin e Zi, kanë bërë që bashkatdhetarët
tanë në diasporë të organizohen. Vetëvevendosje njofton se në qendrat e saj në
Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Suedi dhe Norvegji, janë organizuar një sërë
aktivitetesh për të shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjeve të dëmshme. Vetëvendosje njofton se përgjatë
muajit dhjetor, qendrat e e saj diasporë kanë mbajtur mbi 15 tubime me
bashkatdhetarë, një protestë para Ambasadës së Republikës Kosovës në Gjermani
dhe takime të shumta me anëtarë dhe simpatizues të Lëvizjes. “Betejat që
na presin për vitin e ri 2016 janë të shumta, ku beteja e parë gjithëkombëtare
e vitit do të jetë me 9 janar. Rindërtimi dhe zhvillimi i Republikës janë të
mundshme vetëm pas ndalimit të këtij regjimi autoritar tashmë 17 vjeçar.
Prandaj, pjesëmarrja në protestën e 9 janarit është e domosdoshme për të gjithë
ata që duan të ndërtojnë një Republikë të mirëfilltë”, thuhet në njoftimin e
Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …