Një video e publikuar tash së
fundmi nga Associated Press risjell në kujtesë të vërtetën e luftës në Kosovë. Ky
insert i nxjerrë nga arkivat e kësaj agjencie të njohur mediatike që mbuloi
ngjarjet nga fronti, shfaq skena nga koha e luftës në Kosovë. Kontrasti që bën kameramani
jep pak a shumë realitetin në Kosovën e drobitur nga fryma pacifiste e Rugovës:
në njërën anë paraqiten filmime të forcave ushtarake e policore serbe që bëhen
gati në pozicione luftimi për të granatuar vendbanimet shqiptare. Skena tjetër
paraqet kafenenë ‘Punto’ në Prishtinë, e mbushur ding me njerëz, të mbytur në
tymin e duhanit e që shikojnë qetë televizor. Ndërkaq, skena tjetër paraqet
luftëtarë të UÇK-së në vijën e parë të frontit që i kundërvihen ushtrisë
okupatore serbe. Kjo video e Associated Press sjellë një të vërtetë tjetër, e
cila mbulohet nga mediet parapolitike në vend, si Grupi Koha e disa të tjera. Përmes
humorit të zi, sot po bëhen përpjekje djallëzore për të shfytyruar UÇK-në,
djemtë dhe vajzat e saj që rrokën armët. Po këto medie asnjëherë nuk e
problematizojnë faktin që një pjesë e madhe e njerëzve luftën e shikonin me përçmim
nga kafenetë e Prishtinës e në zyrat e LDK-së, aty ku bëheshin bashkë pacifistë,
jugonostalgjikë, kuadro të SUP-it e elemente të tjerë anti-kombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …