Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë vit e ka fillur
me homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari. “Dua që me këtë
veprim simbolik t’i përulemi edhe njëherë
heroizmit të tij e të familjes Jashari, e me këtë edhe gjithë të tjerëve që
ranë për lirinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj. “Është flijimi dhe sakrifica e
mijëra qytetarëve por edhe amaneti i qindra i figurave të ndritura të kombit,
në mesin e të cilave është edhe figura emblematike e Adem Jasharit, që sot na
obligojnë ta ruajmë e ta zhvillojmë shtetin për të cilin ata jetuan dhe ranë.
Askush nuk mundet që ta zhvlerësojë e ta zhbëjë atë që është arritur me aq
shumë sakrificë”, ka thënë Haradinaj, i cili këtë vit e quan vit të kthesës.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …