Në një deklaratë të përbashkët të shefes së BE-së, Federika Mogherini, komisarit për migrim dhe punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos si dhe komisarit për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, përshëndetet ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin, sikur thuhet si një prej kritereve kyç për liberalizimin e vizave, duke e bërë të qartë në këtë mënyrë se ai nuk ka qenë kushti i fundit. Kështu, siç kanë thënë edhe burime të ndryshme të BE-së në Bruksel, tash fokusi duhet të jetë në përmbushjen e kushtit të fundit, atij që lidhet me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pastaj mund të pasojë edhe kushte të tjera si demarkacionin me Serbinë, heqja dorë përfundimisht nga veriu e çështje të tjera, me të cilat BE-ja dëshiron ta rikthejë Kosovën nën Serbi
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …