NISMA: Ka plotë arsye për të protestuar, sepse vendi është duke shkuar shumë keq

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisië dhe kryetarët e degëve, ku temë kryesore e takimit ishte protesta që do të mbahet më 9 janar, ku do të protestohet kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin e Zi dhe qeverisë anti-kushtetuese. Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka folur për protestën e 9 janarit, ku ka kërkuar që sa më shumë të shpërndahet mesazhi për protestë paqësore dhe dinjitoze. Krasniqi tha se ka plotë arsye për të protestuar, sepse vendi është duke shkuar shumë keq në çdo fushë, dhe kjo si rezultat i kësaj keqqeverisje në vendin tonë. Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kryetarët e degëve të NISMA-s, që të angazhohen sa më shumë në organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve për protestën e organizuar nga partitë opozitare. Kryetari Limaj tha se për protestën e 9 janarit duhet të ftojmë të gjithë, pa dallime partiake, sepse kjo protestë është në të mirë të të gjithëve. Duhet të protestojmë masivisht për një shtet me sovranitet. Në këtë mbledhje të gjithë kryetarët e degëve të NISMA për Kosovën, i dhanë mbështetje protestës, ku thanë se janë duke u mobilizuar shumë, që të jenë të pranishëm në protestën paqësore që mbahet këtë të shtunë, më 9 janar, në ora 14:00, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …