Beqaj: Investimi në sektorin privat do të ketë efekt pozitiv në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit

Ministri Beqaj: Investimi në sektorin privat do të ketë efekt pozitiv në rritjen e produktivitetit

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, sot ka vizituar Universitetin “Haxhi Zeka”në Pejë ku ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të këtij universiteti dhe ka bashkëbiseduar me studentët në lidhje me mundësitë e zhvillimin ekonomik përmes avancimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë. Duke folur për rëndësinë e ideve të të rinjve në fushën e biznesit ministri Beqaj ka theksuar se kompanitë si Microsoft, Facebook, Google e të tjera, kanë filluar si ide nga studentët në kolegje e universitete.  “Si Ministri e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të zbatojmë aktivitete për mbështetje të hulumtimit dhe zhvillimit nga sektori privat, skemave voucher për NVM-të, konferencave, kthimit të trurit nga diaspora dhe kampanjave për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë dhe komunitetit, posaçërisht studentëve”, tha ministri Beqaj.  “Investim i drejtpërdrejtë në sektorin privat do të arrijë të krijojë efekt pozitiv në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit”, theksoi ministri Beqaj në ligjëratën para studentëve të Universitet “Haxhi Zeka” në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …