XIV
Hurshid Pasha
Gasko-bej gjiganti, që u tregua i paaftë në luftë, u kap nga Suliotët në një sulm gjatë natës. Ushtria e tij u shpërnda nën muret e Janinës dhe Ali Pasha u bë përsëri sundimtari absolut i Epirit.
Pastaj, si rrufeja që vjen nga qielli, krejt papritur e paparashikuar nga Selaniku doli në skenë një emër, të cilën së shpejti do të njihte gjysma e botës, ai ishte Hurshid Pashai.
Ishte një burrë me shtat të vogël dhe të dobët, por karakteristikat e tij ishin shumë ndryshe nga tiparet e racës osmane, sepse ai kishte një profil delikat, një mjekër të ndritshme e mustaqe të verdha, sy të kaltër me vetulla të holla, tipare këto të cilat i jepnin një karakter të veçantë fytyrës së tij. Për më tepër ai në ndërmarrjet e tij ushtarake ishte treguar i pagabueshëm, kishte një mendje të thellë dhe të freskët, me guxim e vendosmëri.
Dhjetë mijë luftëtarë e shoqëruan komandantin e ri që mbante në rrethim Janinën, e cila u rrit në tridhjetë mijë qysh në betejën e parë. Kleoni dhe ushtritë e Ypsilantit u shpërndanë, ndërsa forcat e shpërndara të Gasko beut u mblodhën rreth flamurit të Hurshid Pashait.
Derisa Ali Pasha po mbronte Janinën, udhëheqësit e kryengritësve grekë kishin rrethuar kështjellën e Artës, të cilën e mbronte Salih Beu me një garnizon të vogël të ushtarëve.
Paraardhësi i Hurshid Pashës, Gasko beu, kishte bërë gabimin e parë të madh duke rrethuar Janinën dhe duke u përpjekur të ta mbronte Artën. në të njëjtën kohë, dhe kështu ai i humbi të dyja qytetet. Komandanti i ri kishte vepruar në një plan tjetër. Ai e dinte mirë se nuk ishin të gjithë kryengritësit grekë të bashkuar, por edhe gjysma e tyre ishin po aq të rrezikshëm sa edhe Ali Pashë Tepelena. Për fillim e kishte lënë në mëshirë të fatit Salih Pashën dhe të gjitha energjitë e tij i kishte vënë në luftë kundër Janinës.
Një njeri ka ardhur me të vërtetë kundër teje, o Ali Pasha! Një burrë trim, dinak si ti; nëse ti je një dhelpër dinake, ai është si një shqiponjë që fluturon mes shkëmbinjve, nëse ti je një tigër, ai është një gjarpër me bishtin e gjatë dhe me kokën e tigrit.
Ali Pashai kishte kërkuar ndihmën e Kleonit dhe Artemisës në mënyrë që ata të nxitonin për t’ i shkuar në ndihmë, por të dërguarit nuk u kthyen në Liqe. Udhëheqësit grekë i thanë jo thirrjes së tij. Çdokush tjetër do të kishte gjetur ndonjë shpjegim për mungesën e tyre, por Aliu nuk i dha rëndësi veprimit të tyre.
Grekët thanë mes vete: “Le të dridhet përbindëshi i vjetër, le të hidhet në hendek. Ai do të jetë i kufizuar për të bërë një luftë për jetë a vdekje, për të shpëtuar mjekrën e tij të thinjur. Kur e kemi pushtuar Artën nga aleati ynë i urryer (sepse ata e urrenin pavarësisht se shfaqeshim miq të mirë ), atëherë ne do të shkojmë ta shpëtojmë, do ta lirojmë dhe do ta lëmë atë të jetojë edhe ndonjë ditë më gjatë.
Ali Pashë Tepelena ishte shumë i vetëdijshëm se çka kishin folur ata për të. Ai e dinte mirë se ata e urrenin, dhe me kënaqësinë më të madhe do ta linin të humbiste. E vetmja arsye, që grekët duhej të bënin aleancë me Aliun ishte se Kalaja e tij ishte e mbushur me thesare armë dhe municion, dhe ishte “hazneja” ku furnizoheshin të gjithë kryengritësit.
Nëse kalaja do të merrej nga turqit, ata do të privoheshin nga ato thesare që i kishte grumbulluar koka e tij!
Një ditë Suliotët ngritën kampin e tyre para kështjellë së Artës, para se të kishin dëgjuar lajmin e tmerrshëm se Hurshid Pasha kishte pushtuar Lithanicën dhe Gjulinë dhe të dy kalatë e periferive të kështjellës së Janinës. Po ashtu, ai me një sulm të rrëmbyer, i kishte kthyer forcat e Aliut në kështjellë. Lajmi ishte i mbushur me tmerr. Nëse do të binte Janina, të gjithë kryengritësit do të humbnin burimin primare të furnizimeve të tyre. Thesaret që Aliu kishte shpërndarë në mesin e grekëve nga një dorë plangprishëse do të bienin menjëherë në duart e Sulltanit, dhe pastaj do të ishte në gjendje të siguronte Epirin me një goditje të vetme.
Ushtria greke nën komandën e Marko Boçarit menjëherë u nis nga Arta për në Janinë. Aliu e njihte atë edhe më parë. Spiunët e Boçarit i kishin vrarë përmes kampit të Hurshidit. Ata ishin në rrugën e tyre për “Te pesë puset”dhe se ai duhej të dërgonte atje ushtarët e tij për t’u takuar.
– Nuk ka nevojë për kurrë farë takimi ishte përgjigjur Aliu, me një buzëqeshje të ftohtë. Unë jam mjaft i aftë për të mbrojtur veten në Janinë, për tre muaj, kundër çdo forcë që mund të ngrihet kundër meje. Është shumë më e nevojshme ta pushtoni Artën. Kthehuni prapa, dhe i thoni Marko Boçarit: – Mos eja në Janinë por shkoni e luftoni kundër Salih Pashës. Ali Pashë Tepelena është mjaft i fortë për ta mbrojtur vetë Janinën.
Boçari e kishte kuptuar lojën dinake të luanit të vjetër. Ai nuk donte në asnjë mënyrë që forcat greke të hyjnë, në Janinë. Ai kishte vendosur të mbrohej vetë deri në pikën e fundit. Të gjitha forcat që kishte përbëheshin nga katërqind e tridhjetë shqiptarë besnik, por ky numër ishte i mjaftueshëm për t’u shërbyer me armët që kishte brenda. Edhe nëse vetëm një e dhjeta e asaj forcë do t’ i mbetej atij, ajo do të ishte e mjaftueshme për të mbrojtur Kullën e Kuqe. Por nëse edhe vinte te më e keqja, vetëm Aliu do të ishte i mjaftueshëm për ta hedhur tërë vendin në ajër.
Atje, Aliu kishte akumuluar të gjitha thesaret e tij, të gjitha armët e municionin e tij. Atje i kishte të gjitha korrespondencat me princat e gjysmës së Perandorisë dhe haremet e tij. Në bodrumin poshtë kullës kishte grumbulluan një mijë fuçi barut. Mjaftonte vetëm një prej atyre fuçive në dhomën e Aliut dhe vetëm disa pishtarë për të ndezur fitilat e fuçive të tjera të mbushura me barot.
Kushdo që donte të vinte te koka Aliut nuk do të kishte ardhur për të mirën e kokës së vet.
Marko Boçari i pezmatuar në qëndrimin e Aliut ishte kthyer në Artë, dhe jo shumë kohë pas sulmit të grekëve ushtria turke kishte ngritur kështjellën në erë dhe ishte shpërndarë. Ushtarët në fakt kishin luftuar deri në fishekun e fundit.
Aliu kishte përjetuar edhe njëherë kënaqësinë e tij të shihte se si binin një nga një armiqtë e tij, se si po përulej Salih Pasha. Deri tani të gjithë ata që kishin luftuar kundër tij dhe kishin qenë armiqtë e tij të përbetuar e të zemëruar, armiqtë personalë, pretendues të pasurisë së tij. Ai me një ndjenjë të fortë krenarie kënaqej kur i shinin se po bëheshin pluhur para tij, por kjo nuk vlente për Hurshid pashën. Ai po tregohej mjaft indiferent në raport me Aliun dhe shtirej sikur nuk dinte asgjë për intrigat e tij. Ai kurrë nuk kishte qenë armiku i Aliut dhe nuk kishte pasur arsye për ta urryer atë. Ky mendim e bëri Aliun të shqetësohej tejmase.
Kur Hurshid pasha kishte bërë një shëtitje rreth hendeqeve të kështjellës edhe pse ishte zbrazur një gjyle në ajër, si shenjë paralajmërimi, ai nuk ishte treguar frikë as zemërim, meqë ishte larg vendit ku ishte zbrazur gjylja.
-Lëreni atë, kishte urdhëruar Aliu, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje ta vrasim këtë njeri. Sesi e kishte ndier në trupin e tij se fuqia fizike e kishte tradhtuar dhe i dukej vetja sikur i gjymtuar.
Ai e ftoi Hurshid Pashën që të ndërmjetësonte te Sulltani, në mënyrë të mund të rivendosen marrëdhëniet dhe të paguante favoret, duke ofruar në një rast të tillë një pjesë të thesareve në dispozicion të Stambollit dhe ta kthente ushtrinë kundër grekëve.
Hurshidi kërkoi një siguri për këtë qëllim kur i kishte shkruar, ndërkohë që Aliu ishte pajtuar. Ai dokumentin me zotimet e Aliut nuk e kishte dërguar te Sulltani, në Stamboll por te Suliotët në Artë, që ata të shihnin sesi Aliu ishte gati t’i tradhtonte. Grekët, me neveri, e braktisën Aliun. Kjo tradhti e fundit i tronditi kur ata ishin në vetë zenitin e fitoreve të tyre. Ata prisnin një aleat të fuqishëm kundër Hurshid Pashës, i cili ishte treguar mjaft dinak që të përdorte tradhtinë mes forcave të armiqve të tij dhe t’ i nënshtronte ata me përbuzje. Ky ishte superioritet intelektual ishte garancia e suksesit të armëve të tij. Komandanti turk kishte kohë të mjaftueshme për t’ia zgjatur dorën e pajtimit, jo Aliut, por Suliotëve.
Ali Pashë Tepelena kishte mbetur vetëm në Kështjellën e Janinës duke pritur ardhjen e çlirimtarëve suliotë, të cilët ishin kthyer në fshatrat e tyre. Artemisa mbante në shpirt një gëzim sekret kur mendonte se një ditë do ta pushtonte Kullën e kuqe, në të cilën Pashai ia kishte prerë kokën të dashurit të saj. Por tani ishte e dëshpëruar nga armiqtë, duke pritur me shpresë kot që suliotët e hidhëruar do të nxitonin ta dorëzonin atë.
Rebelimi i Epirit ishte nënshtruar tashmë nga Hurshid Pasha. Ishte vetëm një pikë në të gjithë perandorinë që ende shkëlqente me një zjarr të rrezikshëm, ishte Janina krenare që nuk mposhtej.