Seanca e Kuvendit e ndërprerë ditë më parë për shkak të problemeve që gati sa nuk eskaluan në përlasje fizike ndërmjet PDK-së dhe VV-së, do të vazhdojë sot. Në këtë seancë do të votohen rekomandimet e Vetëvendosjes për rastin e vdekjes së Deharit. Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:
3. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
4. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
5. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
11. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.