29 vjet, që nga votimi i dhunshëm në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës për heqjen e autonomisë së Kosovës

29 vjet, që nga votimi i dhunshëm në Kuvend dhe heqja e autonomisë së Kosovës

Sot me 23 mars, bëhen 29 vjet, që nga votimi i dhunshëm në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës për heqjen e autonomisë së Kosovës. Këtij akti i paraprinë disa protesta e greva gjithë popullore të shqiptarëve. Në fund të vitit 1988, dhe në fillim të vitit 1989, greva e minatorëve dhe e studentëve shqiptarë nga data 19 deri me 29 shkurt 1989, shënuan kulmin e një rezistence të fuqishme kundër fushatës shoviniste të Milosheviqit për rrënimin e autonomisë së Kosovës. Mirëpo, Qeveria serbe nuk përfilli vullnetin e shqiptarëve dhe në vend të kësaj edhe njëherë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, që i përngjante një shtetrrethimi ushtarak. Ndërsa, më 23 të vitit 1989, nën rrethimin policor e ushtarak të Parlamentit të Kosovës u imponua votimi dhe numërimi i votave u bë në mënyrë jokorrekte dhe transparente, ku Kosova humbi autonominë e saj.

Më 28 mars 1989, në Beograd festohej me pompozitet shfuqizimi i autonomisë së Kosovës dhe shpallej “unifikimi” i Serbisë, derisa në Kosovë vazhdonte edhe më tej torturimi, burgosja dhe vrasja e shqiptarëve, të cilët atëbotë manifestonin në mënyrë paqësore kundër shfuqizimit të të drejtave të tyre nga regjimi neofashist i Milosheviqit. Sipas skenarit më herët të përgatitur në Beograd, në krye të piramidës për burgosje u gjetën Azem Vllasi dhe udhëheqësit e “Trepçës” dhe disa minatorë (Aziz Abrashi, Burhan Kavaja, Avdi Uka, Veli Osmani). Pastaj Lazër Krasniqi, drejtor i KEK-ut etj. Ata u akuzuan për vepër penale, të dënueshme sipas ligjit penal edhe me vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …