Hoxha, Shefqet Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Hoxha, Shefqet Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelor e Prishtinës e ka shpallur të pafajshëm në të tri akuzat ish-imamin e Xhamisë së Madhe, mulla Shefqet Krasniqi, i cili  md paragjykime dhe pa fakte e argumente  akuzohej për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi. Krasniqi pas lirimit nga akuzat në një prononcim për media tha se e drejta doli në pah.

“Kam qenë i bindur, si ju dhe ata që kanë urdhëruar të më arrestojnë, se nëse në vendin tonë ka vetëm një shkëndijë drejtësie puna ime është shumë e qartë dhe pa asnjë shibël do të del në pah, dhe fal Zotit kjo u vërtetua. Faleminderit për të gjithë ju që më keni përkrahë, pavarësisht të gjitha lakimeve që kanë qenë herë-herë”, ka thënë Krasniqi. Sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun dhe përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve Kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste. Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar nga Krasniqi.

Të përkujtomë me këtë rast se fushata kundër dr. Shefqet Krasniqit kishte marrë një dimension të fushatës kundër islamit në Kosovë si dhe kundër institucioneve fetare të myslimanëve në përgjithësi. Nga frika e kësaj fushate, imamit Krasniqi nuk i doli në mbrojtje as Bashkësia Islame e Kosovës, për shkak se duke u bazuar në akuzat që i bëheshin atij dhe disa shqiptarëve që kishin marrë pjesë në luftën e çlirimtarëve të Sirisë kundër regjimit kriminal dhe fashist të Bashar al Assadit, Kosova ishte shpallur tokë e pëlleshme e ISIS-it. Krejt kjo fushatë ishte bërë me qëllim që Qeveria e Kosovës ta bindte faktorin ndërkombëtar se ishte e përkushtuar ta luftonte terrorizmin islam dhe se këtë luftë e kishte fituar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …