Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arber Rexhaj ka shkruar në rrjetin social së qytetarët i gënjyen duke iu thënë se demarkacioni është liberalizim. Ai ka thënë së nuk dëshiron që për asnjë moment të jetë nën lëkurën e 80 deputeteve që votuan tradhtisht.
“Në asnjë moment nuk do të kisha dashur të jem në lëkurën e 80 deputetëve që votuan tradhtisht, madje do të preferoja të isha i vdekur sesa të votoja aq turpshëm siç bënë ata. Qytetarët i gënjyen duke iu thënë se demarkacioni është liberalizim. Qytetarët i gënjyen se pas demarkacionit do të jetë çështje javësh kur do të marrim liberalizimin e vizave. Qytetarët i gënjyen duke i thënë se VETËVENDOSJE! ishte kundër liberalizimit. Dhe menjëherë pas aktit të turpshëm të tradhtisë, gjakut të derdhur ndër breza për mbrojtjen dhe formimin e Republikës së Kosovës sot po thonë se ka kushte të tjera për të përmbushur. Dhe e vërteta e krejt kësaj është se Mali i Zi përfitoi tokë nga Kosova në vlerë sa dy shtete të Vatikanit ndërsa qytetarët do të binden se liberalizimi do të jetë çështje shumë e gjatë sa do të mjaftonte që të korrigjohej në plotni ky lloj demaskimi”, ka shkruar Rexhaj në një postim të tij.