leoni

MSc: Labinot Dervishaj: Urime 17 vjetori Radio-Kosova e Lirë!

       Nuk mund t’i gjej dot fjalët më të mira të mundshme për ta përshkruar kohën kur është themeluar Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve KosovaPress me 4 janar 1999. Isha i vogël fëmijë por i kujtoj mirë ato momente që ishin drithëruese për armikun, por shumë shpresëdhënëse për popullin shqiptar.  Pra edhe pse ishim në Kosovë, në flakë të luftës për ngjarjet që ndodhnin gjithandej Kosovës informoheshim përmes TVSH-së kryesisht dhe  agjencive të ndryshme të lajmeve të rajonit dhe atyre ndërkombëtare.

          Por me 4 janar 1999 u themelua Radio Kosova e Lirë e cila ishte si zëdhënëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo informonte me kohë për të gjitha ngjarjet që ndodhnin në vend, na informonte drejtpërdrejt nga betejat ku UÇK-ja avanconte. Kjo i irritoi shumë armiqtë tanë, të cilët hedhën zjarr mbi çatinë nën kulmin e të cilës shpërndahej zëri i Kosovës së Lirë, por as granatat që sa do  me precizitet i ka prodhuar teknika e lutës nuk e fikën këtë zë lirie. Ai vazhdoi të dëgjohej prapë, madje i vendosur edhe male e nën rrënja lisash Radio Kosova e Lirë arriti të mbijetojë dhe të mos shuhej nga hasmi shekullor deri në ditën e çlirimit e për t’u vendosur pastaj përfundimisht në Prishtinë.

          Edhe pse sot e 17 vite nga themelimi i saj, Radio Kosova e Lirë nuk ka gëzuar asnjë përkrahje institucionale, ajo vazhdon të ekzistojë, ajo vazhdon të jetë e paanshme politikisht dhe për çdo ditë i kujton më dokumentar e këngë lavdie luftëtarët e UÇK-së. Thonë së një popull e mban në këmbë morali i lartë. Këtë thënie po na vërteton edhe Radio Kosova e Lirë e cila po vazhdon të ekzistojë dhe të funksionojë me moralin e fortë ashtu siç e kishte në ditët e para të themelimit të saj. Sot në përvjetorin e 17-të, Radio Kosovës së Lirë  i dëshirojmë gjithë të mirat!

 

Skënderaj

Janar 2016

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …