Vetëvendosje

Vetëvendosja edhe pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje edhe pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar deputetja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, duke sqaruar se po përgatitet lënda për ta dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi pretendohet me këtë marrëveshje është cenuar integriteti territorial i vendit. “Në fakt atë natë kur kaloi Marrëveshja për demarkacionin, ku deputetët me votën e tyre e legjitimuan aktin e tradhtisë së Hashim Thaçit, jemi mbledhur për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. Me votën e tyre deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës cenuan rëndë integritetin territorial, e cila është njëra prej elementeve kryesore për shtetin, siç është territori. Afati kohor që kemi në dispozicion është tetë ditë dhe besoj që në fund të javës së ardhshme do ta kemi gati për ta dërguar”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …