leoni

Milazim Kadriu: Gëzuar Ditëlindja e 17-të, Radio “Kosova e Lirë”!

Urimet më të përzemërta zërit të lirisë, me rastin e përvjetorit të 17-të të punës së suksesshme.

Radio “Kosova e Lirë” mbushi  17 – vite nga  fillimi i emetimit të programit të  saj në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës.

Radio “Kosova e Lirë” u lind në tymin dhe në flakën e barotit të UÇK-së së lavdishme!

Zëri i saj depërtoi nëpër krisma pushkësh duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë për luftë kundër okupatorit barbar.

Radio “Kosova e Lirë” përditë e më shumë po rritet dhe po lëshon shtat në luftë për mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe në luftë për realizimin e amanetit të dëshmorëve të rënë brez pas brezi – Bashkimit Kombëtar!

 

Jeni zëri i lirisë !

Jeni zëri i pastër shqiptar !

Jeni nderi i kombit !

 

Suksese të mëtejme stafit të tanishëm por përshëndetje  edhe për të gjithë ata që filluan punën para 17-të vitesh, në ditët më të vështira që kaloi populli ynë.

Dëshiroj të keni jetë të gjatë dhe të kremtoni edhe shumë përvjetor të suksesshëm si edhe deri tani me punë dhe veprimtari atdhetare.

 

Me shumë respekt!

Kontrolloni gjithashtu

Stoltenberg

Jens Stoltenberg ka kërkuar nga vendet anëtare të Aleancës të jenë unike dhe të gatshme në përballje me Rusinë

Në një fjalë lamtumire që shënoi përfundimin e një dekade në krye të NATO-s, Jens …