leoni

Mbahet Seancë Solemne për nder të 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit’’

20 vite më parë pas heroizmit dhe sakrificës unikate në historinë e njerizimit të familjes Jasharaj në Prekaz me 5, 6 dhe 7 Mars 1998 , familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit  me 24 mars 1998 në një përballje titanike me aparatin pushtues shtetëror serb, thyen mitin për serbin e pamposhtur, skenari i makinerisë vrasëse serbe se me vrasjen e grave dhe fëmijëve do shuaj aspirate e shqiptarëve për liri dhe pavarësi dështoi . Ata as që e kishin menduar një rezistencë të atyre përmasave, as që e kishin të qartë  se me gjakun e Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehemetaj, të rënë më Altarin e Lirisë atë ditë po i viheshin themelet e shtetit të ri të Kosovës. Kështu tha ndër të tjera kryesuesi i kuvendit komunal të Deçanit Haki Shehaj, në seancës solemne për nderë të 24 Marsit ,,Epopesë së Dukagjinit’’ që konsiston me 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së në  Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetorit të intervenimit të NATO-së, mbi caqet serbe. Ndërsa i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ndër të tjera tha se  24 Marsi në vete ka dy dimensione historike, përcaktuese për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb në aspektin gjeopolitikë. Në dimensionin e  parë 24 Marsi, ngërthen në vete sakrificën, vuajtjen e këtij populli, krenarinë, qëndresën, vetëmohimin dhe po ashtu mbrojtjen e identitetit të nëpërkëmbur ndër shekuj. 24 marsi i vitit 1999 mban vulën e drejtësisë e detyrës për të qenë të lirë. Por një është e vërtetë 24 marsi do të jetë data më e rëndësishme e historisë sonë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …