Në Bruksel ka përfunduar takimi në mes të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini. Njoftohet se gjatë takimit është biseduar për marrëveshjet e arritura më parë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të vendeve dhe në mënyrë të veçantë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Përfaqësuesja e Lartë theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen e energjisë, si dhe të përfundojnë punimet për hapjen e urës mbi Ibër” , thuhet në njoftimin e lëshuar nga Maja kocijanqiç, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …