Për aq sa të veshur verës rrimë në plazh
e pranë zjarrit s’digjet mullari me kashtë,
mashtrimi për viza pati jetë të gjatë.
Keqas korrupsioni i doli në pritë,
kalbur jo me muaj e as me ditë.
Kosova të ngelë një kasaba,
për parinë s’ është ndonjë hata !
KURRË MË
Vjen një zë nga Ishtedimi,
kurrë më n’Kullë s’ ngjitet kufini.
falem Kullë, falem Çakorr
si prej bahçe ndonjë mollë !!!
21 mars 2018
GJENERALËT QË BËNË LUFTË
Për atdhe kemi bërë luftë,
por kolltuku qenka i butë !
S’e lëshuam dje ,
s’e lëshojmë as sot,
për kufi flisni kot !
U gëzua lagjja,
le të qeshë bota,
falem bjeshkë e falem kodra,
që të na çelë derën Evropa.
22 mars 2018