Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i domosdoshëm. Ai ka shkruar më tutje se bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar i Policisë së Kosovës me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e EUROPOL-it, ka rezultuar me një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër kontrabandës me migrantë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky operacion tregon edhe një herë së anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe organizata tjera të sigurisë është i domosdoshëm, dhe ky proces nuk është politik por i rëndësisë operacional/policor, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …