leoni

Haradinaj: 19 vite më parë në Lubeniq u vranë mizorisht 80 civilë, vetëm pse ëndërronin lirinë e atdheut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Ju garantoj se nuk kam hequr dorë nga Kulla e Çakorri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka thënë qytetarëve të Kosovës se me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka heq dorë nga Kulla e Çakorri. Haradinaj, ka takuar ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, të cilëve u tha se lëvizja e lirë do të arrihet pa humbur territor.

“Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve. Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Ameriken e partneritet me NATO-n. Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE. Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë. Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet. Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak! Lavdi te rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …