Albin Kurti: Ashtu sikur u shkarkua Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe Isa Mustafa

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress, gjatë komentimit të ngjarjeve të vitit 2015  ka deklaruar se ashtu sikur  u shkarkua, deputeti serb Aleksandar  Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe kryeministri Isa Mustafa. Kurse, propozimin që Hashim Thaçi të bëhet kryetar i Kosovës, e sheh si një çmenduri që vështirë se do të ndodhë, nëse kihet  parasysh koha intensive prej janarit të  këtij viti. Kurti  përmbledh me një kronologji të gjitha ngjarjet që ndodhen në vitin 2015. Shkarkimin e Jabllanoviqit e quan sukses të protestave dhe presionit që u bë përmes këtyre protestave. Ai  thotë se kishte manipulime edhe me Trepçën, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur e ngujuar, e okupuar së bashku me  veriun e Kosovës. E së fundmi opozita e përbërë prej Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nisën kundërshtimin e një procesi tjetër që do të nënshkruhej në Bruksel, për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Për Kurtin, por edhe për dy partitë tjera opozitare, në Kosovë po krijohet një Republikë Serpska dhe këtë fuqishëm e kundërshtuan për tre muaj rresht në Kuvendin e Kosovës, me tym lotsjellës dhe me protesta.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …