Ish-ambasadori rus: Brukseli do t’i kërkojë Serbisë të njoh Kosovën e pavarur

Ish-ambasadori rus në Beograd,
Aleksandër Konuzin është shprehur i bindur se Brukseli do të kërkojë nga Serbia
që të pranojë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për ‘Sputnik’ të Moskës,
ai ka thënë se BE do të gjejë ndonjë formulë që këtë të mos e kërkojë në mënyrë
të drejtpërdrejtë. “
Jam
i bindur se BE do të kërkojë nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Është
pyetje tjetër se si do të ndodhë ajo, ndoshta nuk do të jetë direkt. Por,
gjithsesi se presioni do të rritet. Më duket se serbëve, në një mënyrë apo
tjetër, do t’i përdorët aso lloj formule që në fund do të përkthehet si njohje
faktike e pavarësisë së Kosovës”, ka vlerësuar Konuzin. Ish-ambasadori rus, më
tej, ka theksuar se Serbia si kandidat për anëtarësim në BE, vazhdimisht
gjendet para presioneve të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …