Përkujtohet dëshmori Beqir Meha. Për të nderuar veprën e tij në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Beqir Meha, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal, udhëheqës të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, udhëheqës i stacionit policor në Skenderaj dhe familjarë, bënë homazhe dhe vendosen lule pranë lapidarit të dëshmorit në Çubrel, në vendin e rënies së tij. Dëshmori, Beqir Meha ishte vëllau i heroit, Tahir Meha i cili ra heroikisht me 13 maj 1981, poashtu, dëshmori Beqir Meha ishte njëri ndër luftëtarët e parë të orëve të lirisë si dhe bashkluftëtarë i komandantit legjendar Adem Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …