Smajl Latifi: Fortesa ishte vatër e rezistencës ilegale e paraluftës edhe vatër e rezistencës gjatë luftës së UÇK-së

Smajl Latifi: Fortesa ishte vatër e rezistencës ilegale e paraluftës edhe vatër e rezistencës gjatë luftës së UÇK-së

Në 19 vjetorin e masakrës që kanë kryer forcat kriminele ushtarake e policore serbe në fshatin Fortesë të Komunës së Rahovecit janë përkujtuar të 69 martirët e rënë. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ish-luftëtar i UÇK-së ka thënë me këtë rast se “Fortesa ishte vatër e rezistencës ilegale të paraluftës edhe vatër e rezistencës gjatë luftës, ashtu siç qe e gjithë Kosova. Pa luftën e këtij populli i cili donte liri dhe pa rezistencën e djemve dhe vajzave nuk do të vepronte as NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-të, rrjedhimisht nuk do të ishim as në këtë liri ku jemi sot”, tha ai. Ndërsa, në emër të OVL-së së UÇK-së, Vahejdin Berisha, çmoi lart kontributin e banorëve të këtij fshati. “Vite më parë, pikërisht në këtë vend, u zhvilluan luftimet e mëdha për mbrojtjen e qytetit të Rahovecit. Ndërsa, në vitin 1999, Fortesa e paguajti shtrenjtë lirinë e këtij vendi, duke dhënë dëshmorë dhe martirë nga ky fshat”, tha ai.

Në emër të familjarëve të vrarë foli Selajdin Zhuniqi, i cili tregoi se çfarë kishte ndodhur në mëngjesin e hershëm, 19 vite më parë.

“Para 19 viteve, pikërisht më 25 mars të vitit ’99, ndodhi masakra në fshatin tonë, ku në mënyrë mizore u vranë 68 fshatarë të paarmatosur dhe duarthatë. Atë ditë të kobshme forcat ushtarake policore dhe paraushtarake serbe hyn në fshat herët në mëngjes duke e bërë shkatërrimin e fshatit. Duke pasur parasysh që ishin të rrethuar nga të gjitha anët, popullata filluan të lëvizshin drejt përroit, duke menduar se aty do të gjejnë strehim dhe do të ishin më të sigurtë. Mirëpo, ajo çka ndodhi më vonë pak kush e ka pritur. E gjithë popullata e grumbulluar tek lumi, në atë vend serbët filluan të marrin gjësendet me vlerë. E popullsia menduan se pas kësaj do të shpëtojnë. Aty filloi pastaj një masakër, ku lanë të vrarë 68 burra, pleq në mesin e tyre edhe fëmijë”, u shpreh ai. Sot po ashtu është përkujtuar masakra në fshatin Celinë të Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …