Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla mund të arrestohet. Lajmi ende nuk është zyrtar por qarkullon tashmë në rrethe të ngushta që po monitorojnë nga afër procesin e Vettingut dhe ndikimet e tij në sistemin e drejtësisë. Ndoshta jo rastësisht është një media gjermane që thekson rastin Llalla në një analizë botuar sot mbi procesin e Vettingut në Shqipëri. Seksioni shqip i Deutsche Welles shkruan se ish-kryeprokurori mund të jetë “peshku i madh i parë i kapur”. Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proces thanë për DW se rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera” – shkruan DW dhe shton: “Hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i ҫmontimit”. Muaj më parë Partia Demokratike në Shqipëri kishte organizuar protesta me qëllim që të mos lejohej shkarkimi i kryeprokurorit Llalla, i cili nuk ishte pajtuar me ligjin e Vettingut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …