leoni

Thaçi: Nuk ka krizë por vetëm përpjekje të dhunshme të opozitës

Zëvendëskryeministri
dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi në një intervistë për mediet
elektronike, ka vlerësuar se nuk ka krizë politike, por vetëm përpjekje të opozitës
për të nxitur zgjedhje të reja. Ai ka thënë se opozita po i sulmon institucionet
dhe zyrtarët, duke penguar dhunshëm funksionimin demokratik të shtetit. “Nuk ka
krizë politike në Kosovë. Ka vetëm përpjekje politike të opozitës që të nxisë
zgjedhje të reja, duke e penguar dhunshëm funksionimin demokratik dhe duke i
sulmuar institucionet dhe zyrtarët e shtetit”, është shprehur zëvendëskryeministri,
Thaçi. Ai ka folur edhe për zgjedhjen e tij si president i Republikës, duke
sqaruar se kjo Qeveri do t’i tejkalojë pengesat në përputhje me marrëveshjen
politike PDK-LDK.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …