Ministrave serb Nebojsha Stefanoviq dhe Aleksander Vulin iu ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrave serb Nebojsha Stefanoviq dhe Aleksander Vulin iu ndalohet hyrja në Kosovë

Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq dhe ai i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin kanë bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë për ditën e sotme. Por, lajmi.net nga burime të sigurta merr vesh se kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga institucionet e Kosovës. Stefanoviq dhe Vulin nuk do të mund të hyjnë në Kosovë deri në një vendim të ardhshëm nga Ministria e Jashtme. Të dy, e sidomos Vulin, janë të papranueshëm që të hyjnë në Kosovë për shkak të deklaratave dhe pozicioneve që mbajnë.  Edhe Marko Gjuriq ka bërë kërkesë që të hyjë në Kosovë. Por, edhe atij i është refuzuar kërkesa. Përkundër se Gjuriq ka thënë të premten se askush nuk mund ta ndalojë, ai mund edhe të arrestohet nëse tenton të hyjë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …