Pas problemeve të përsëritura me rrugën R – 129, Mitrovicë – Bajgorë dhe pas sugjerimeve nga përgjegjësit që po e monitorojnë situatën, është vendosur që të ndërpritet qarkullimi për automjete në këtë rrugë. Në rrugën R129 (Mitrovicë – Bajgorë), lokacionin Stan – Tërg, ka pasur rrëshqitje të masivëve të gurëve dhe dheut, për siguri në komunikacion është vendosur që rruga të bllokohet të dielën gjatë gjithë natës dhe të hënën gjatë paradites. Kompania e mirëmbajtjes do të dërgojë mjetet e duhura që masivet e gurëve dhe të dheut që përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për shembje të provojë t’i neutralizojë. Opinioni do të njoftohet me kohë se kur do të bëhet e qarkullueshme rruga Mitrovicë – Bajgorë.
Kërkohet mirëkuptim i qytetarëve të asaj pjese, por edhe të gjithë atyre që e frekuentojnë atë rrugë.