Inkurajohet gjinia femërore për kandidim në Policinë e Kosovës

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Hanit të Elezit, në bashkëpunim me Stacionin Policorë të Kosovës në Han të Elezit dhe Drejtorinë Regjionale të Policisë së Kosovës në Ferizaj organizuan takimin informues me qëllim të inkurajimit të gjinisë femërore të konkurrojnë për kandidate të mundshme për të qenë pjesëtare të Policisë së Kosovës.

Pjesëmarrëseve në këtë takim mbi kushtet dhe kriteret të cilat duhet ti plotësojnë kandidatet potenciale për të qenë pjesëtare e ardhshme e Policisë së Kosovës ua prezantoi Major Luljeta Limani nga Drejtorinë Regjionale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Në takim ku ishte prezent edhe Nuhi Dema, Komandant i Stacionit Policorë në Han të Elezit iu bë ftesë gjinisë femërore të moshë nga 18 vjet deri 30 vjet që të marrin pjesë në procesin e rekrutimit për kandidatet potenciale të cilat plotësojnë kriteret për të qenë pjesëtare e ardhshme e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …